LSI, Vasili: S’e kam besuar fjalën “falas”. Deputeti i PS: Ministri Beqaj të dorëhiqet

22.11.2016 11:09:17

Deputetja demokrate Albana Vokshi kërkoi që Beqaj të pranojë dështimin e shëndetësisë falas, ndërkohë që theksoi se s’ka shëndetësi falas janë rritur kontributet me 25%

“Shëndetësi falas”,premtimi i pa mbajtur nga qeveria sipas opozitës, ka nxitur debate në Komisionin parlamentar të Shëndetësisë ku u raportua buxheti 2017. Kryetarja e këtij komisioni Albana Vokshi është shprehur me tone të forta se nuk mund të ketë shëndetësi falas në një kohë kur kontributet shëndetësore janë rritur me 25 për qind nga 18 për qind që ishin më parë. Por si kundër përgjigje Ministri Beqaj ka filluar të numërojë ndryshimet e bëra në shëndetësi. Deputeti i LSI Petrit Vasili ka dhënë qëndrimin e tij sa i përket sistemit duke thënë se “Nuk mund të pranojë termin “Shëndetësi falas”, pasi sistemi ynë është miks. Pra financohet nga buxheti i shtetit dhe nga të ardhurat nga kontributet. Buxheti i shëndetësisë për 2017 do të ketë rritje duke shkuar në 47 miliardë lekë. Kjo rritje llogaritet si 2.95 për qind e Produktit të Brendshëm Bruto, shifra këto të bëra publike nga Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj. Por deputeti i LSI ka kërkuar që të ketë transparencë sa i përket raportimeve për buxhetin.“Investimet për 2017 kanë pësuar ulje dhe ato duhet të reflektohen, nuk mund të përfshihen PPP për të rritur vlerën e tyre”. Një tjetër argument i sjellë në Komision nga Ministria e Shëndetësisë ishte dhe rritja e buxhetit për 2010 si rezultat i vendosjes së taksës së barnave me 10% . Por që edhe ky u hodh poshtë nga ish-ministri i Shëndetësisë Petrit Vasili. Buxheti për 2017 parashikon rritje të fondit të pagave sipas politikë së re me 1.3 miliardë lekë si dhe dyfishim të fondit për Urgjencën Kombëtare. Premtimin për shëndetësinë falas nuk e kanë besuar as vetë deputetë të mazhorancës. Petrit Vasili nënkryetar i LSI u shpreh se s’ka besuar asnjëherë në këtë premtim. Po ashtu, deputeti I LSI-së Petrit Vasili shprehu ankesa edhe për mospërfshirje në buxhet të investimeve të reja në shëndetësi. “Objektivi ka qenë që modeli të jetë i një taksimi të përgjithshëm të jemi korrekt në këtë pikë. Nuk e kam besuar fjalën falas. Ky objektiv për një mijë arsye objektive është i pamundur të realizohet, dhe me jemi modeli që kemi qenë me sistem miks, pasi buxheti është i ndërtuar në këtë mënyre. Unë nuk jam dakord me arritjet politikën e  deritanishme në shëndetësi sepse janë ulur shumë investimet. Investimet në shëndetësi janë reduktuar ndjeshëm”.