Luan Rama: Reforma zgjedhore, testi i radhës për politikën

18.12.2016 14:18:42

Lëvizja Socialiste për Integrim nëpërmjet nënkryetarit të saj Luan Rama kërkon angazhim real veçanërisht nga dy partitë e mëdha politike në vend për të realizuar reformën në drejtësi. Gjatë një konference për shtyp, ai tha se LSI-ja është e angazhuar për të realizuar një reformë zgjedhore me konsensus.

“Në emër të LSI, edhe një herë i ftoj forcat politike që përfaqësohen në Kuvend në mënyrë të veçantë PD dhe PS që të demonstrojnë angazhimin e tyre real në mënyrë që të bëjnë të mundur reformën zgjedhore. LSI është e gatshme të bashkëpunojë dhe të ofrojë kontributin e vet për të bërë të mundur konsensusin e nevojshëm që edhe reforma zgjedhore të bëhen me konsensusin e të gjitha palëve duke dëshmuar përgjegjshmëri përballë qytetarëve. Duam që Reforma zgjedhore të miratohet me konsensusin e të gjitha palëve. Në Reformën Zgjedhore të përfshihen edhe rekomandimet e OSBE-ODIHR”, tha ai.