Luan Tashi dhe fotografia sa 1000 fjalë: Ikona e rokut që fiksoi vizitën e Nënës Tereze në Prishtinë (Video)

03.09.2016 16:30:12

Në mars të vitit 1978, humanistja shqiptare, Nëna Tereze, viziton Prishtinën.

Për këtë emër kishte dëgjuar një fëmijë Prishtine, po nuk kishte shumë informata të detajuara për të. Ishte ky viti 1978, kur ajo ende nuk e kishte fituar çmimin Nobel që etablon veprën e saj humane, ndërsa qasja në informata atëbotë nuk ishte e lehtë si sot – sidomos për një sistem komunist.

Por, ai kishte dëgjuar për të, e dinte se është person me nam, ndaj vendosi ta shënjonte këtë moment, transmeton Telegrafi.

Është ky dizajneri Luan Tashi, një nga ikonat dhe legjendat e rokut në Kosovë, i cili atëherë ishte 13-vjeçar. Tashi merr aparatin, blicin, dhe vendosë të shkojë në Kishën e Shën Ndout në Prishtinë.

Pamjet që merr ai në këtë moment, tetë fotografi, nëse jo të rrallat janë të vetmet që kanë shënuar këtë vizitë të rrallë në Prishtinë. Ato sot dëshmojnë një ditë të madhe, ditën kur shenjtorja shkeli tokën e saj – tokën tonë. /Telegrafi/