Lufta anti-kanabis, mbyllet misioni i fluturimeve të Guardia di Finanza-s

07.10.2016 12:05:29

Është duke u zhvilluar konferenca përmbyllëse e misionit të fluturimeve me avion të posaçëm të Guardia di Finanza dhe Universitetit të Dytë të Napolit.

Në aktivitetin në sallën e konferencave të Ministrisë së Punëve të Brendshme, janë të panishëm

Ministri i Punëve të Brendshme Saimir Tahiri, kreu i Policisë së Shtetit, Haki Çako dhe Ambasadori italian, Alberto Cutillo dhe Komisionit të Sigurisë.

Takimin e ka hapur kreu i policisë Çako, i cili ka vlerësuar misionin e përbshkët mes Policisë së Shtetit dhe Guardia di Finanza-s për operacionet në luftën kundër drogës.

“Janë bërë lokalizime të përbashkëta për trajnimin dhe zbulimin në luftën kundër kanabisit. Puna ka qenë intensive për hartëzimin e territorit”, – u shpreh Çako, i cili ka vlerësuar punën mes autoriteteve shqiptare dhe italiane.