Lufta Çlirimtare e Kosovës apo lufta e UÇK-së?

12.12.2017 10:19:44

FARK-u dhe UÇK-ja

Shpesh kam mendua si duhet emërtua ”lufta” e fundit në Kosovë, si ”luftë e UÇK-së apo si si luftë Çlirimtare e popullit shqiptar.

Që nga dita kur ka dalur ”haptaz” ”UÇK-së më 28 nëntor 1997, me maska e deri më sot, pas 20 vjetëve asnjëherë nuk është definua si duhet, me një emërtim të saktë e pa ngjyrime politike dhe nga njerëz joprofesionistë lufta e UÇK-së dhe FARK-U .

Ndoshta do të ishte dashur të saktësohet se si të emërtohet lufta Çlirimtare e Kosovës e viteve 1998-1999. Për tu sqaruar kjo është dashur të lexohen me kujdes fjalorë, leksikone dhe enciklopedi ushtarake.

Guxoj të konstatoj se asnjëri nga “ushtarakët”, por as oficerët e njëmendet nuk e kanë lexuar librin ”Mbi luftën të Karl Filip Gotfrid fon Klauzevicit (1780-1831)”, gjeneral prusian dhe teoricien ushtarak. Po të kishim njerëz të ditur nga kjo lëmi nuk do mbeteshim gati 20 vite paqartësitë se a duhet të thuhet ”dëshmorët e UÇK-së” apo dëshmorët e kombit? Po lufta a ka qenë e popullit apo vetëm e UÇK-së? Për aq sa kam unë njohuri në asnjë vend të botës nuk thuhet p.sh Lufta e Ushtrisë Amerikane për Pavarësi, por lufta e popullit amerikan për pavarësi. Po kështu thuhet edhe për luftën e popujve të tjerë të botës së civilizuar.

Po kështu po shkojmë edhe krejt te vëllezërit ideologjikë të “komandantëve” të UÇK-së, p/sh. Nuk thuhet Lufta e Vietkongut por lufta e popullit vietnamez kundër agresionit amerikan. Kështu është edhe me ushtrinë e partizanëve të Laosit (Patet Lao) edhe atje thonë Lufta e popullit Laosian, pastaj Lufta e populli kinez, grek, Italian, francez, kuban etj. Edhe Enver Hoxha nuk shkoi në sektarizëm të skajshëm, që ti shpallte ushtarët e rënë të Ushtrisë Çlirimtare të Shqipërisë si dëshmorë apo heronj të kësaj ushtrie, por dëshmorë apo heronj të kombit. Kështu ishte edhe në Jugosllavinë e Titos. Edhe këtu kemi dëshmorë apo heronj të popullit.

Edhe kur është puna për veteranët edhe këta duhet të emërtohen si veteranë të Luftës, apo invalidë të luftës e kështu me radhë.

Problem në vete është se si ti emërtohen ngjarjet dramatike të viteve 1998 dhe 1999 në Kosovë? Pasi u munduam të argumentojmë se ngjarjet e viteve të përmendura duhet të emërtohen si luftë e popullit të Kosovës, shtrohet pyetja tjetër: a ka qenë ky konflikt, përleshje apo luftë?

Me kujtohet se pikërisht në kohën kur Paskal Milo promovoi librin ”Ditari i një ministri të Jashtëm-konflikti i Kosovës 1997-2001”, në hotelin “Baci” në Prishtinë, e ku veç tjerësh, ishin të pranishëm edhe Adem Demaçi dhe disa nga “komandantët” e UÇK-së, në krye me Hashim Thaçin, asnjërit nuk u shkoi mendja të kontestonin termin ”konflikt” që ishte edhe në përbërjen e titullit të librit. Po e them këtë sepse pikërisht në atë kohë disa militantë të PDK-së donin ti venin në grykë të topit disa autorë të teksteve shkollore të historisë, të cilët e kishin përdorur termin konflikt. Pra Paskal Milos i lejohej kjo “lajthitje”, edhe pse është profesor Fakulteti dhe ish ministër i Jashtëm, kurse të tjerëve jo. Kjo është si mizoria e Pigmejëve të Afrikës së Jugut, të cilët duke mos pasur mundësi të matën me njerëzit normalë, sillën si kanibalë të vërtetë ndaj fëmijëve të tyre apo edhe ndonjë individi të pafuqishëm.

Të gjithë ideologët e partizanët e krahut të ”luftës”, duke fillua nga Adem Demaçi, Rexhep Qosja e të tjerë edhe atherë kur kanë folur për ”ushtrinë”, nuk kanë shfrytëzua literaturën ushtarake por kanë dhënë definicione kuturu, psh R. Qosja thotë se UÇK -ja është ushtri sepse ka uniformë, komandë etj,

Të tjerët madje e quajnë si ushtria më e organizuar dhe më e fortë në Ballkan.

A janë të vërteta këto?

Unë mendoj se nuk është e vërtetë ajo që eshtë thënë për ”luftën”.

Xhavit Haliti thotë se unë jam i pari që e kam quajt ” UÇK.

Por Xhaviti, Jakupi e disa të tjerë nuk dojnë me e pranua se ata kanë luajtur me ndjenjat e popullit dhe as sot e gjithë ditën nuk e pranojnë se vetë ata kanë qenë kundër luftës përndryshe do të pranonin edhe dështimet dhe tradhtine e asaj kohe nga vetë Xhavit Haliti që edhe sot bashkë me shumicën e ”komandantëve” të Drenicës e të Dukagjinit flasin haptaz dhe në kuvendin e Kosovës se nuk ka pasur FARK që në të vërtetë FAK ka pasur dhe ka qenë shumë i organizuar nga oficerët e karierës.

”Pas takmit të Oslos, më 26 Maj 1998, Ahmet Krasniqi me një grup bashkëpuntorësh udhtoi për në në Tiranë kurse mua më urdhëroi që të shkojë në Gjermani … që të mbajë një takim informativ dhe sygjerus med isa eprorë (ushtarakë, shën. imi) dhe aktivistë shqiptarë.

Ahmeti u vendos në njërën nga objektet e e gjetura më parë, në afërsi të shtëpisë, tani të ndjerit Azem Hajdari.

Ahmeti (Kol. Ahmet Krasniqi, shënim i imi) në Tiranë kishte bërë takime dhe zhvilluar bisda me Xhavit Halitin për realizimin e marrëveshjes së Oslos. Xhaviti ishte përgjegjur se ata afro tetë vite gjenden në konspiracion (ilegalitet), …. ” (Agim Mehmeti ” E vërteta për FARK-un”, faqe 114, 115.

Tash edhe pas 20 vjetëve, këto tema kanë mbetur pa përgjigje madje edhe nga ata që dikur kishin qenë komandantë të FARK-ut (Rr: Berisha, tash ministër, post të cilin e ka dashur edhe sa ishte Kol. Ahmet Krasniqi).

Dhe çudia tjetër është se ushtrinë e ardhshme do ta quajnë ”FAK” e jo FARK me një arsyeti qesharak se gjoja ”FARK-u” na qenka një organizatë terroriste në Bolivi (FARC- Colombias revolutionära väpnade styrkor – folkets armé, nga sued.).

Sinan Kastrati, Suedi

Malmö, 12 djetor 2017