Lufta’ në KZAZ/ Lleshaj “flakë për flakë” me bashkitë e PD-LSI: Do ju shkrij Policinë Bashkiake!

19.06.2019 16:46:43

Në përplasjet e sotme në disa KZAZ ku bashkitë drejtohen nga PD dhe LSI, u vu re se përveç përplasjes së Policisë së Shtetit me qytetarët, kishte edhe përleshje me Policitë Bashkiake.

Skenat ishin të çuditshme dhe dukej e frikshme sesi dy polici përballeshin fort, me njërën që mbronte materialet zgjedhore dhe tjetrën që kërkonte largimin e tyre. Për këtë çështje ka folur edhe ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj në konferencën për mediat, duke përalajmëruar se disa prej Policive Bashkiake do të shkrihen.

Lleshaj gjithashtu tha se Policia e Shtetit do të reagojë në mënyrë proporcionale, ndërsa i ka bërë thirrje policisë bashkiake që të mos bjerë prej e përdorimit dhe të mos bëjnë akt të dënueshme.

“Policia e Shtetit, po provokohet e po sulmohet në mënyrë të organizuar po përgjigjet me vendosmëri deri në fund. Kryesisht punonjës bashkish e polici bashkiake po gabojnë rëndë duke u përdorur si mish për top. U bëj thirrje punonjësve publik, mos marrin mbi vete barra ligjore, për llogari të një grupit njerëzish që për interesa të tyre duan të marrin peng zgjedhjet. Qeveria do marr masa të shkrijë disa strukturë të Policia Bashkiake që kanë dalë haptazi jashtë funksionit të tyre. Askush nuk do tolerohet, mund të jetë pak po e sigurtë.” -u shpreh Lleshaj.

Ministri theksoi edhe se do të arrestohen dhe dënohen të gjithë ata që kryejnë shkelje elektorale.