Lufta nuk ka përfunduar në Aleppo, shtyhet evakuimi i rebelëve

14.12.2016 11:09:20

Evakuimi i planifikuar i luftëtarëve rebelë dhe civilëve në Aleppon e shkatërruar lindore, është shtyrë.

Autobusë të qeverisë janë sjellë për largimin e tyre por një e gjë e tillë ende nuk ka ndodhur.

Qeveria siriane thuhet se është duke kërkuar evakuimin edhe të luftëtarëve të vetë të plagosur dhe civilëve nga qytete të vogla që janë të rrethuara nga forcat opozitare.

Një armëpushim mes trupave qeveritare dhe kryengritësve u shpall në Aleppo të martën.

Por aktivistët dhe civilët i thanë BBC-së se disa pjesë të Aleppos lindore u bombarduan të mërkurën në mëngjes.

Russia, aleati i Sirisë , tha se ushtria siriane rifilloi qitjet pasi kryengritësit thyen armëpushimin