Lufta speciale kundër LDK-së që ka për qëllim ta bëjë patericë të VV-së

26.08.2017 18:28:23

Nga: Rexhep Kastrati

VV, militantët e saj, por edhe vegla kondomë brenda e rreth LDK-së kanë bërë pjesë të luftës së tyre speciale një element thelbësor të agjitpropit komunist: fletërrufetë kundër gjithë atyre që janë kundër kialicionit LAA – VV pa kushte,duke i shpallë armik të klasës. Sipas kësaj, të gjithë ata që nuk duan një koalicion pa kushte me VV-në janë me PDK-në, edhe pse ka sa të duash ka argumente publike se është vetë VV që çdo herë ka qenë dhe është me PDK-në. Edhe pse dy herë PDK ka drejtuar Qeverinë që nga 2007 e deri me 2014, VV kurrë nuk ka thyer qoftë një xham e lë më t’i zbatonte format e dhunshme si më 2015-2016. Pra vetëm kjo do të mjaftonte për të kuptuar se VV dhe PDK janë njësoj të orientuara kundër LDK-së. Në anën tjetër, është e qartë nga të gjithë se aksionet e dhunshme kundër Qeverisë së drejtuar nga kryeministri Mustafa kanë qenë të bashkërenduara ndërmjet PDK-së, VV-së, AAK-së dhe Nismës, e që u dëshmua me votimin e përbashkët të mocionit të mosbesimit dhe me krijimin e PAN-it nga frika se mos LAA po del i pari. Pra, edhe pas zgjedhjeve po synohet të bëhet gjithçka që të pamundësohet drejtimi i Qeverisë nga LDK, ashtu siç bënë bashkarisht gjithçka për ta rrëzuar Qeverinë e drejtuar nga kryeministri mustafa. Angazhimet kundër LDK janë të përbashkëta të PAN dhe VV-së dhe propaganda se gjoja ata që janë kundër koalicionit pa kushte me VV-në na qenkan me PDK-në është veç një budallaki koti që e besojnë vetëm ata që thonë se janë në LDK, por që u rrah zemra për VV-në. Personanlisht do të mbështesja një koalicion LAA – VV nëse Gjykata kushtetuese do ta vlerësonte në përputhje me kushtetutën; nëse do të ofronte postin e kryeministrit për LAA; nëse do të rivlerësonte rolin e presidentit Rugova dhe të LDK-së në procesin liri, pavarësi, demokraci; nëse do të hiqte dorë nga karakteri anarkist e saj; nëse do të rishqyrtonte konceptet bazë ekonomike; nëse do të rishqyrtonte qëndrimin për orientimin gjeopolitik dhe gjeostrategjik të Kosovës dhe të shqiptarëve në përgjithësi; nëse do të hiqte dorë nga plani i Tadiqit për ndarjen e Kosovës. Në të kundërt, edhe mbetja e LDK-së në opozitë do të ishte një zgjidhje e pranueshme, në mënyrë që t’u lihej topi PAN-it dhe VV-së për zhbllokimin e situatës. Gjithçka tjetër do të ishte kurth për LDK-në, ashtu siç do të ishte kurth edhe mundësia që të votohej ndonjë kandidat tjetër i PAN-it në postin e kryetarit të Kuvendit – një kurth djallëzor i VV-së për LDK-në. Pra, këto dhe shumë argumente tjera qartësojnë për të gjithë se propaganda se kush është kundër koaliconit pa kushte LAA – VV na qenkësh me PDK-në, është vetëm një formë e luftës speciale kundër LDK-së për ta detyruar një pozitë të mjerë në një koalicion për faqe të zezë dhe në të cilin LDK do të ishte thjesht një patericë e VV-së.