Luftë e ashpër në Angli, Liverpool fiton dhe i “rrëmben” kreun City-t

06.04.2019 10:13:24

“The reds” e nisën keq sfidën dhe e panë veten në disavantazh që në minutat e para, pas golit të shënuar nga sulmuesi i vendasve, Long.

Megjithatë ishte Naby Keita, që shënoi për Liverpool dhe bëri që pjesa e parë të mbyllej në barazim 1-1.

45-minutëshi i dytë u luajt vetëm në gjysmëfushën e vendasve, me Liverpoolin që arriti të shënojë me vështirësi edhe dy herë të tjera, me Salah dhe Henderson, të dy në 10-minutëshin e fundit.