Luftëtari i njohur i Koshares, Bekë Osmonaj: Në Kompleksin Memorial të Koshares gurët ngjiten si qeramikat në hotele

31.07.2016 19:57:10

Bekë Osmonaj, një nga luftëtarët e njohur kundër forcave serbe, dhe një nga luftëtarët e njohur edhe në betejën e Koshares, nëpërmjet një postimi në facebook, e që e shoqëron edhe me foto, shpreh shqetësimin për cilësinë e dobët të punimeve të kryera në Kompleksin Muzeal në varrezat e dëshmorëve të Koshares. Nga ajo që thotë ai, dhe nga fotot, kuptohet se punimet në këtë Kompleks janë joprofesionale dhe jocilësore, me ç’rast gurët kanë filluar të bien ende pa u kryer punimet. Luftëtari i njohur i Koshares, Bekë Osmonaj bën thirrje që të mendohet seriozisht dhe të mos bëhen punët shkelë e shko, dhe se “në të kundërtëen ne bashkëluftëtarët mnuk mund edhe më tutje të heshtim dhe të jemi spektatorë të një pune të tillë”. Më poshtë mund ta lexoni postimin e tij të plotë:

kosharja2“Koshare më: 31.07.2016 !

Ende pa përfunduar punimët në Kompleksin Memorial në varrezat e Dëshmorëve në Koshare ku pamjët e keti muri që ishtë punuar kohë më parë flasin vetë…!
Si është e mundur që gurët të vendosën në ketë formë, ku dihët që terë kohën janë të ekspozuar në tempëratura tëpër të ulta duke llogaritur kohën e dimrit në ketë vendë !?
Unë për herë të parë shofë që në vend që të behët një murosje stabile, punëkryesi mendon që është duke vendosur keramika në ambijente të mbyllura (Hotele )ku nuk ka acar dhe as reshje bore…prandaj është koha e fundit që të mendojmë më seriozisht rreth punimëve në ketë Memorial, dhe mos të lejohët për asnjë moment puna shkel e shko, në të kundërten në bashkëluftëtarët nuk mundemi edhe më tutje të heshtim dhe të jemi spekatorë të një pune të tillë!
Mjaftë më kemi pritur dhe duruar që 17 vite për keto varre të Heronjëve dhe Deshmorëve që u benë themel për ketë ditë që sot ne e gëzojmë.
Nuk ka forcë që t’ma mbyllë gojën askush, dhe do ta ngriti zërin më gjithë fuqin time morale dhe njërzore ndaj ketyre punimëve jo të cilsisë së duhur në ketë vend, ku pushojnë burrat e kesaj toke që benë historinë më të re të Kosovës më gryken e pushkës.”