Luis Enrique kandidat potencial për stolin e B. Munich

04.10.2017 15:09:50

Tjetër kandidat për stolin e Bayernit të Mynihut. Njëri prej emrave që përflitej se mund të zinte vendin e të sapo larguarit nga bavarezët, Carlo Ancelotti është Thomas Tuchel. Për ish-teknikun e Borussia Dortmund, Shefi Ekzekutiv i Bayernit, Karl Heinz-Rummennige nisi menjëherë punën  duke pyetur individ të ndryshëm nëse ia vlen apo jo emri i Tuchel. Por, në orët e fundit në skenë është shfaqur një tjetër kandidat dhe ai është Luis Enrique. Madje sic raportojnë mediat në gjermani me ish-teknikun e Barcelonës kanë nisur dhe kontaktet e para. Ai që e ka sponsorizuar emrin e Enriqe është një tjetër ish i bavarezëve, Pep Guardiola.

Madje numri një i stolit të Man.City është parë të darkojë me Presidentin e Bayernit të Mynihut, Uli Hoenes në një restorant italian në Mynih dhe pikërisht në këtë takim supozohet të jetë dhënë dhe ideja nga ana e Guardiolës. Mënjehërë pas përfundimit të darkës Hoenes , u ndal nga gazetarët të cilët i kërkuan se për cfarë u bisedua dhe presidenti nuk hezitoi tëshuante kurshetjen dhe deklaroi se i kishte thënë Guardiolës  emrin e trajnerit të ri të kampionëve të gjeramanisë dhe se katalanasi ishte dakord me idenë. Nëse do të jetë Lusi Enrique kjo ende nuk dihet, por nga përgjigja e Presidentit Hoenes konfirmohet se në ditët e ardhshme bavarezët do të zyrtarizojnë dhe emrin e personit që do të drejtojë skuadrën.