Luiz Adriano kalon te Spartak Moska

30.12.2016 22:59:24

Milani ka rënë dakord me klubin rus për largimin e sulmuesit Luiz Adriano.

Pas vetëm një viti e gjysmë të kaluar te Milani, Luiz Adriano largohet nga Italia.

Sulmuesi brazilian nuk arriti asnjëherë që të përmbushte pritshmëritë që drejtuesit e Milanit kishin për të dhe në 34 paraqitje që ka pasur me skuadrën ka realizuar gjashtë gola.

Gjatë ditës së sotme palët janë pajtuar që lojtari të transferohet në kryeqytetin rus si futbollist i lirë, transmeton KosovaPress.

Adriano ka pasur një kontratë deri më 2020 me Milanin dhe ka përfituar 5 milionë euro në vit, ndërsa verën e 2015-tës ai është transferuar nga Shakhtari për tetë milionë euro.