Luiz Inacio Lula da Silva akuzohet për korrupsion

27.08.2016 20:29:12

Policia braziliane akuzoi dje ish-presidentin Luiz Inacio Lula da Silva për korrupsion pasiv dhe pastrim parash në kuadër të një hetimi që lidhet me skandalin e korrupsionit të gjigantit shtetëror të naftës Petrobras.

Kjo padi bëhet publike në vijim të procedurës për shkarkimin e pasueses së tij në politikë, Dilma Rousseff nga ana e Senatit, një vendim që pritet të konfirmohet nga prokuroria, sipas raportit të komisionerit Marcio Adriano Anselmo.

Ai padit Lula-n 70 vjeç dhe bashkëshorten e tij Marisa Leticia Lula me dyshimin për blerjen e një apartamenti dhe të një shtëpie pushimi në mënyrë të paligjshme, me bashkëpunimin e sipërmarrjes OAS e përfshirë në rrjetin e korrupsionit për çështjen e gjigantit publik të naftës Petrobras.