Lulet e marsit / poezi nga Sherife Berisha Thaçi

09.06.2020 21:33:33
(Kushtuar viktimave të luftës së masakrës së Suharekës së vitit (1999),
me rastin e rivarrimit të trupave të viktimave me 26.03.2014)
Sot është Ditë e rëndë
Plagët mi përtrijnë
Bijtë e bija t`Shqipes
N` arkivol mi bijnë
Plotë që 15 vite
Kosova po vuan
Kur n`at mot të nxim
Pamëshirshëm u masakruan
Plagët kullojnë gjak
Vaji po shpërthen
Nga kjo katrahurë
Shpirti qetsi s`gjen
Në Tokën Dardane
Sot preheni të qetë
Edhe pse n`shpirt të lënduar
Vuajtjen do ta kemi më të lehtë.
Sot nga kjo Ditë
Ju keni Adresë
Vendit i dhatë dritë
I dhatë nder dhe shpresë
Është – Ditë plotë dhembje
Dhe plotë krenari
Për Ju Lule Marsi
Që sollët Liri.
Më 26.03.2014.