Lulëzon tregtia Serbi-Turqi, Erdogan: T’i avancojmë marrëdhëniet tona miqësor

10.02.2019 13:14:19

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe ai i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan kanë zhvilluar një bisedë të gjatë në lidhje me marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve.

Raportohet se ata i kanë cilësuar shumë të mira marrëdhëniet, si në plani politik ashtu dhe në atë ekonomik.

Siç njofton gazeta e Beogradit “Novosti”, Vuçiç e ka ftuar Erdoganin që ta vizitojë Serbinë sa më shpejt që të jetë e mundur, ndërsa e ka falënderuar për investimet që Turqia po i bën në vendin e tij.

Të dy bashkëbiseduesit kanë shfaqur kënaqësinë që këmbimi tregtar ndërmjet dy vendeve vjet ka qenë mbi 1 miliard euro.

“Turqia do të bëjë çdo gjë jo vetëm t’i mbajë këto marrëdhënie në këtë nivel, por edhe t’i avancojë marrëdhëniet shumë miqësore me Serbinë”, citohet të ketë thënë Erdogan gjatë kësaj bisede.