Lulzim Basha i bindet Metës, kryedemokrati mbërrin në presidencë. Ja çfarë po bën Rama

27.06.2019 11:04:35

PD, Lulzim Basha ka pranuar festën e presidentit Ilir Meta për t’u takuar në zyrën e këtij të fundit.

Kryedmokrati ka qenë i përpiktë me orarin. Ai ka mbërritur në orën 09:00 në presidencë për të zhvilluar një takim me dyer të mbyllura me Metën.

Burimet bëjnë me dije se kryeministri, Edi Rama, po noton në ambientet e një Qendre Sportive pranë Presidencës.

Kreu i qeverisë e refuzoi ftesën e presidentit për t’u takuar për zgjidhjen e krizës.

Takimet e presidentit duket se janë të vonuara, pasi tashmë na ndajnë vetëm tre ditë nga zgjedhjet.