Lulzim Basha: Korrupsioni i qeverisë “Rama” po na varfëron çdo ditë

14.09.2018 09:24:28

Kreu demokrat Lulzim Basha e ka nisur ditën duke postuar një video në Facebook, ku tregon se si po varfërohen shqiptarët nën qeverisjen e Edi Ramës. Sipas Bashës, tenderët janë dhënë pa gara dhe miliona euro shpenzohen për luks qeveritar.

“Korrupsioni i qeverisë ‘Rama’ po na varfëron çdo ditë. 1 në 3 tendera është dhënë pa garë. 229 milionë euro kanë shkuar për luks qeveritar. Sa më gjatë kjo qeveri, aq më shumë korrupsion, aq më i varfër populli”, shkruan Basha në rrjetin social.