Lulzim Basha mbledh Kryesinë e PD, diskutohen ndryshimet në statut

14.04.2018 20:14:52

Pasditen e kësaj të shtunë në selinë blu është mbledhur kryesia e Partisë Demokratike, ku sekretari i Përgjithshëm, Arben Ristani ka mbledhur propozimet për ndryshimet në statutin e Partisë Demokratike

Mbledhja e Kryesisë së PD-së i paraprin mbledhjes së Këshillit Kombëtar, që do të zhvillohet më datë 20 prill. Dy forumet do të miratojnë statutin e ri të PD që do i paraqitet për votim Kuvendit Kombëtar që pritet të mblidhet në datat 28-29 prill dhe nga ku do të nisë faza për riorganizimin e partisë.

Ja rekomandimet për ndryshime statutore, qe po diskutohen ne kryesine e Partisë Demokratike  

 Procesi eshte udhehequr nga dy parime: 

 Sigurimi i hapësirave dhe garancive demokratike ne parti

Përfshirja ne vendimmarrje e anetaresise.

Burimet per rekomandimet e ndryshimit te statusit vijne nga:

Propozimet e dala gjate analizës

Praktika e partive simotra ne Gjermani dhe Britani

Propozimet e dy flukseve te ndryshme, që kane paraqitur platforme politike dhe draft statut krejt te ri

Propozime individuale nga anëtarë, kryetare degësh dhe anëtare te forumeve te partisë.

Afrimi i vendimmarrjes tek anëtarësia.

Propozimi për përfshirjen e anëtarësisë në procesin e përzgjedhjes së kandidatëve për deputetë. Kandidaturat, pa asnjë kufizim, që plotësojnë kriteret, kalojnë në filtrin e anëtarësisë përpara se institucionet qendrore, Kryesia dhe Këshilli Kombëtar të marrin vendimin përfundimtar.

  • Ndryshimet u japin kompetenca të qarta organeve qendrore (Kryesi, Këshill Kombëtar dhe Kuvend Kombëtar) për vendimmarrje të rëndësishme politike të partisë, duke përfshirë miratimin e propozimeve për kandidatura, për koalicione dhe aleanca, për strategjitë dhe programet politike dhe elektorale;
  • Vendosja e parimeve dhe garancive për zgjedhje transparente dhe demokratike në çdo nivel. Parimi i transparencës, garantimi i barazisë së kandidatëve në garë dhe garancia mbi kontrollin e procesit zgjedhor. Te detajohen plotësisht ne Rregulloren e Brendshme të Partisë që duhet të miratohet nga Këshilli Kombëtar.
  • Forcimin e rolit të institucionit të kontrollit të partisë, Komisioni Apelimit/Gjykatës, dhe ngritja e tij të bëhet që në mbledhjen e parë të Këshillit Kombëtar. Për të bërë një instrument real që ka besueshmëri për anëtarësinë është propozuar që Komisioni të jetë në nivel nacional.
  • Standardet etike të bashkëjetesës dhe disiplinës së partisë. Futja e konceptit të “dëmit ndaj partisë”, si parim qe përdoret nga CDU gjermane dhe parashikon rastet kur anëtari kalon në grup tjetër parlamentar; merr pjesë në aktivitete të kundërshtarëve politik; mban publikisht qëndrim kundër politikës së partisë, publikon informata konfidenciale dhe sensitive; shkel ligjet dhe kryen akte të rënda në kundërshtim me etikën qytetare.
  • Rregullimet për ngritjen dhe funksionimin e Komitetit të Seleksionimit të Kandidaturave, qe do të funksionojë mbi bazën e një rregulloreje te miratuar nga Këshilli Kombëtar. Është propozim i shpallur ne projekt-statutin e dy anëtarëve te KK, I përshtatur për kushtet tona nga modeli origjinal i Partisë Konservatore Angleze.