Lulzim Basha në “aksion” për protestën e 18 shkurtit

08.02.2017 14:41:20

Kryetari i Partisë Demokratike në Shqipëri, Lulzim Basha e ka marrë seriozisht protestën që do të mbahet më 18 shkurt kundër qeverisë të drejtuar nga Edi Rama.

Ai sot është takuar me qytetarë të Fierit dhe Lushnjës, kurse pasdite do të takohet edhe me qytetarët e Durrësit.

“Këtë paradite u takova e bisedova me qytetarë të Fierit. Tani jam nisur për t’u takuar me qytetarë dhe fermerë të Lushnjës. Pasdite do të jem me qytetarët e Durrësit”, ka shkruar Basha në facebook.

Lexo postimin e plotë:

Këtë paradite u takova e bisedova me qytetarë të Fierit. Tani jam nisur për t’u takuar me qytetarë dhe fermerë të Lushnjës. Pasdite do të jem me qytetarët e Durrësit.

Përmes zgjedhjeve të lira ne do t’i hapim rrugën një qeverisje të drejtë dhe të ndershme. Prandaj duhet të #NgrihemiBashkë më #18Shkurt për të kërkuar një qeverisje të njerëzve dhe dhe jo të kastave të korruptuara.