Lulzim Basha: Nëse nuk hap rrugën e Arbrit brenda 2 vitesh, iki si kryeminisër

22.06.2017 13:06:24

 

Nga Dibra ku zhvilloi takimin përmbyllës elektoral, kreu demokrat Lulzim Basha u shpreh i sigurt për fitoren e Republikës së Re. Basha tha se pengu i tij më i madh është ndërtimi i rrugës së Arbrit, premtim ky sipas tij i dhënë nga Rama, por kurrë nuk është mbajtur

“Kam ardhur shpesh në Dibër, ku janë bërë shumë punë të mira, por ka shumë për të bërë, siç është pengu im, rruga e Arbrit.  E ka kuptuar se ndëshkimi popullor me votë do të jetë referendar, nga ju matianët dhe bulqizakët. Edhe nga qindra mijëra të tjerë të cilët kanë heshtur sa nga frika, pamundësia por që në 25 qershor do bashkohen dhe do votojnë numrin 6 republikën e re, republikën e shqiptarëve. Si sot dy vjet do të ndodhin dy gjëra, ose do të hapim tunelin e Arbrit, ose unë jap dorëheqjen si kryeministër. Ka vetëm një të tretë, i pari Kalimashi, i dyti Krraba, i treti rruga e Arbrit dhe unë do ta përfundojë këtë”, tha Basha.

Sa herë e ka premtuar Edi Rama rrugën e Arbrit dhe asnjë lopatë të vetme me dhe nuk hodhi. Ky është Edi Rama njeriu që premton dhe nuk mban premtimet. Premtoi 300 mijë vende pune, e mbani mend apo jo. Ka të njëjtat premtimet, te ricikluara dhe të pambajtura”, deklaroi Basha.

Ai shtoi se ishte Rama ai që zhyti Dibrën dhe gjithë Shqipërinë në varfëri. Sipas kreut demokrat, kryeministri kriminalizoi shtetin.

“Kush i solli kriminelet në parlament dhe administratë? Ky që kriminalizoi shtetin dhe administratën”, u shpreh ai.