Lulzim Basha: Nuk ka pazar me zgjedhjet e lira e të ndershme

22.02.2017 12:30:10

Në ditën e pestë të protestës, kreu demokrat Lulzim Basha deklaroi se do t’i shikojnë deri në fund nismës së tyre. Basha theksoi se nuk ka pazar për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

“Do t’i shkojmë deri në fund pa asnjë tërheqje, kompromis as pazar. Le ta dijë mirë Edi Rama, le ta dëgjojë mirë Ilir Meta, jo një, por 10 darka të hanë bashkë buka e popullit do u ngelet në fyt. Nuk ka pazar me zgjedhje të lira e të ndershme. Kjo nuk është lëvizje e PD-së por lëvizje mbarëpopullore kombëtare. Kjo që ka nisur nuk ndalet. Shqipëria nuk do të jetë kurrë më si më parë”, deklaroi Basha.

Basha nënvizoi sërish se nuk ka kthim në parlament pa plotësuar kushtin e qeverisë teknike

“Çdo përpjekje për të bërë pazar me shpresën e besimin për zgjedhje të lira do të dështojë me turp. Nuk jemi këtu për të bërë pazar me protestën e popullit e të lëmë në baltë qindra qytetarë që na bashkohen dhe po na bashkohen ditë për ditë. Jemi këtu për të shembur në themele këtë sistem të korruptuar. Nuk ka kthim pas nga protesta, nuk ka kthim në parlament pa plotësuar kushtin qeveri teknike për zgjedhje të lira e të ndershme.