Lulzim Basha paralajmëron Edi Ramën: Nuk do të ketë paqe për ty, mjaft sulmove opozitën

29.11.2016 14:18:03

“Muri që mban të izoluar Shqipërinë është muri i drogës dhe korrupsionit shqiptar. Janë mungesa e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Kjo i është e bërë e qartë Edi Ramës nga çdo politikan që ka takuar. Më është bërë e qartë edhe mua si kryetari i opozitës. Ndaj në emër të opozitës kam një thirrje për Edi Ramën: Mjaft më me sulmet e turpshme prej Don Kishoti, mjaft më duke shpallur armik opozitën dhe shumicën e popullit tënd, nuk do ketë kurrë paqe dhe përparim me drogë  e krim. Nuk do ketë paqe as për ty nëse do fshehësh drogën dhe krimin.

Sa për vetingun i them Edi Ramës jam gati ta bëjmë që tani sipas Kushtetuteës. Kushtetuta thotë ta bëjë Kuvendi, Edi Rama do ta bëjë ai. Edi Rama nuk e do vetingun. Zgjidhja mund të bëhet që tani duke respektuar Kushtetutën. Le të shkarkojë që sot Elvis Roshin i dënuar për përdhunim dhe trafik droge nga autoritetet italiane”, deklaroi Lulzim Basha në një deklaratë për mediat.