Lulzim Basha: Rama, pse nuk flet? Kryeministri: S’je prokurori!

17.11.2017 11:01:03

Kreu i opozitës, Lulzim Basha risolli edhe njëherë në vëmendjen e Parlamentit çështjen “Tahiri”.

Ai akuzoi Ramën se i anashkalon gjithmonë të vërtetës në lidhje me ish-ministrin e Brendshëm.

“Katër vite me radhë e quajte krahun tend të djathtë, ministrin tënd më të jashtëzakonshëm. Ke katër javë që përpiqesh t’i ikësh të vërtetës. Saimir Tahiri është vetëm hallka, që lidh drogën dhe krimin me përgjegjësinë tënde politike dhe ligjore”, deklaroi Basha.

Në përgjigjen e tij, Rama u shpreh se fjalën e ka vetëm drejtësia.

“Më thua që kam katër javë unë që nuk flas për Saimir Tahirin. Çfarë të flas unë? Çfarë të them unë? S’është detyrë e imja, as e jotja. Është detyra e atyre që po hetojnë Saimir Tahirin dhe nuk të ka caktuar ty njeri të bësh as gazetarin, as prokurorin dhe as gjykatësin”, u përgjigj Rama.