Lulzim Basha sot në gjyq për lobimin rus. Çfarë pritet të vendosë gjykata?

13.01.2020 12:57:52

Ditën e sotme në Gjykatën e Tiranës pritet të zhvillohet procesi ndaj kreut të Partisë Demokratike z. Basha. Selia blu dhe kreu i saj Lulzim Basha akuzohen nga qeveria se kanë financuar në mënyrë të dyshimtë biznesmenin kanadez Nick Muzin, i cili punonte për llogari të kompanisë lobuese ”Biniatt Trade LP”, pas së cilës dyshohet se fshihet një oligark rus.

Basha, ish financieri i Partisë demokratike z. Dervishi dhe ish Sekretari i Përgjithshëm z. Ristani janë marrë të pandehur lidhur me akuzën se kanë fshehur 650 mijë dollarë financime ruse në SHBA për zgjedhjet parlamentare të vitit 2017.

Historia nis pikërish më14 nëntor 2017,  ku “Stonington Strategies” raportoi në Departamentin e Drejtësisë se ka marrë dy pagesa nga Partia Demokratike e Shqipërisë me vlerë totale 500 mijë USD dhe një pagesë të tretë nga “Biniatta Trade LP” në vlerën e 150 mijë USD.

Asnjëra prej këtyre pagesave nuk rezulton e deklaruar në raportin financiar të dorëzuar nga PD në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për zgjedhjet e 25 qershorit, duke ngritur dyshime për origjinën e parave.

Me thirrjen në gjys sot të z. Basha, gjykata në seancën paraprake, mund të marrë tre vendime; të rikthejë dosjen, ta kalojë në gjyq ose ta pushojë për mungesë provash për akuzat që janë ngritur.