Lulzim Basha takon sërish aleatët, Duka: Jemi afër marrëveshjes

16.05.2017 13:25:51

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, ka zhvilluar një takim të dytë aleatët e tij sot në mesditë në funksion të zgjidhjes së krizës politike. Takimi është mbajtur në selinë e PD-së dhe në fokus kanë qenë propozimet më të fundit të ardhura nga ndërmjetësi amerikan Hoyt Brian Yee.

Pas takimit me kryeopozitarin Lulzim Basha, kreu i Partisë Agrare Ambientaliste Agron Duka është shprehur optimist lidhur me arritjen e një marrëveshje mes palëve për të zgjidhur ngërccin politik. Krytari partisë Agrare Ambientaliste gjatë fjalës së tij në punimet e Asamblesë Kombëtare të PAA, duke i njohur anëtarët e saj me situatën politike dhe qëndrimin tonë, shprehu optimizëm për arritjen e një marrëveshje. Zoti Duka u shpreh se tashmë ka nisur puna për arritjen e pikave të përbashkëta në mënyrë që vendi të dalë nga kriza.

“U mor në shqyrtim paketa MecAllister dhe propozimet e bëra nga kryeministri Rama siç ishte zv/kryeministri etj e cila kërkon një kohë të domosdoshme implementimi dhe patjetër që të realizohet duhet të ketë një minimum kërkesash pra një identifikim biometrim dhe numërim elektronik, – tha Agron Duka. – Unë kam ngulur këmbë dhe besoj u ra dakord që votimi elektronik e ka humbur sensin pasi ndërkohë është caktuaar një datë zgjedhjesh dhe kërkohet një shtyrje e logjikshmesigurisht që nuk mund të kërkojmë një vit. E rëndësishme është se duket sikur po shkon drejt realizimit. Besoj se do të ketë një datë që të jetë optimale për ne. Por sidoqoftë kjo datë a është pas dy muajash apo pas 6 muajsh e rëndësishme është që ne na gjen të bashkuar dhe në krah të njëri-tjetrit”.