Lulzim Basha uron 28 Nëntorin: Shqipëria demokratike është nderimi i madh për heronjtë

28.11.2017 12:03:46

Lideri i opozites Lulzim Basha ka uruar permes nje postimi ne rrjetet sociale festen e 28 Nentorit.

“Ju uroj të gjithë shqiptarëve kudo ku janë GËZUAR 28 NËNTORIN! Sot përkulemi me respekt dhe mirënjohje të thellë kombëtare para heronjve të lirisë dhe pavarësisë, të bindur se beteja për Shqipërinë demokratike dhe europiane është nderimi më i madh për sakrificat e tyre, thirrja më e lartë për çdo shqiptar. Zoti e bekoftë Shqipërinë!”, ka shkruar Basha në facebook.