Lulzim Basha viziton efektivin e plagosur: Do presim lidhjet e krimit me politikën

22.12.2016 15:51:06

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha vizitoi gjatë mesditës  efektin e plagosur, duke i uruar njëkohësisht shërim të shpejtë. Gjithashtu, gjatë një deklarate të shkurtër për mediat, Basha tha se mbështet efektivët e policisë së shtetit në përballje me krimin.

“Konfirmoj mbështetjen time të plotë për çdo efektiv të policisë së shtetit në krye të detyrës në përballje me krimin. Efektivet e policisë së shtetit do të kenë mbështetjen time dhe të PD. Beteja me krimin është e rreptë e ashpër tani që krimi ka pushtet politik. Bashkë me efektivët e ndershëm  dhe qytetarët e ndershëm ne do t’ia dalim të presim lidhjet e krimit me politikën dhe të mposhtim krimin me forcën e hekurt të ligjit”, tha ai.