Lumir Abdixhiku rrëfehet në “Personale” të TV Dukagjinit (Video)

11.12.2017 22:16:56

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, po rrëfen në emisionin “Personale” në RTV Dukagjini, të autores Krenare Vokshi – Shala.

Ai për herë të parë flet për garën në kryeqytet dhe mundësinë e tij të kandidimin për kryetar të Prishtinës. Thotë që është përmendur edhe emri i tij, por se Arban Abrashi ka qene zgjedhja më e mirë e Kryesisë.

Abdixhiku në “Personale” ka dhënë edhe vlerësimin e tij sa i përket Qeverisë. Ai e quan Qeverinë Haradinaj kaotike me vendime të pazareve.

Sipas deputetit Abdixhiku, kryeministri Ramush Haradinaj po merr vendime antiligjore dhe se Kosova kurrë më keq nuk ka qenë në relacione ndërkombëtare.

Ai ka rrëfyer edhe për atë se a ka të bëjë LDK në kapje të shtetit dhe se a duhet të ndërrohet lidershpi në këtë parti. Gjithashtu, ka treguar se pse, sipas tij, LDK ka shkuar sërish në koalicion me PDK-në në Kamenicë.

Sa i përket afërsisë së partive, thotë se PDK është më e afërt me Vetëvendosjen.

Abdixhiku ka treguar edhe për marrëdhëniet që ka ai me Isa Mustafën si dhe mendimin që ai ka sa i përket asaj se a duhet Mustafa të mbetet kryetar i LDK-së?

Gjithashtu, ka folur edhe për Kadri Veselin dhe akuzat e tij për bizneset në Preshevë. Deputeti i LDK-së ka thënë se “kur ne kishim frikë të dilnim në Prishtinë nga policia, guximi i Kadri Veselit në luftë ka qenë mahnitës”!