Lushnje: Manovra dhe rrotullime në rrugët e fshatit, 20-vjeçari përplas kalimtarët

07.09.2016 23:50:07

Një aksident automobilistik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrethin e Lushnjes. Ngjarja është verifikuar në fshatin Kamçisht, ku shtetasi Mentiol Muça, 20 vjeç, duke drejtuar mjetin e tij tip “Benz” ka humbur kontrolin e më pas ka përplasur 2 kalimtarë të cilët ndodheshin në atë moment në rrugë.

Ata janë Elizabeta Qosja, 53 vjeçe dhe një djalë 23 vjeç. Nga kjo përplasje ka marrë dëmtime të rënda ky i fundit, i cili në gjendje kome është nisur drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ndërsa 53-vjeçarja ka marrë mjekimin në spitalin e Lushnjes dhe është larguar.

Banorët e zonës shprehen se në momentin e aksidentit, 20-vjeçari ka qenë me shpejtësi të lartë dhe duke bërë dhe manovra me rrotulllime në rrugët e fshatit.

Pas disa minutash duke luajtur me makinë, ai ka përplasur 2 kalimtarët. Policia e Lushnjës e ka shoqëruar atë në komisariat për sqarimin e plotë të ngjarjes.