Luan Kryeziu: Zharku dyshohet për abuzimin e 1.8 milionë eurove

09.08.2016 18:36:32

Luan Kryeziu, regjisor e producent, ka thane se Ligji për Kinematografi, edhe pse është punuar gjatë, Kosovafilmin e ka si problematikë.

Ai e ka demantuar drejtorin e QKK-së, Arben Zharku, duke thënë se ne kohen e Zeqir Hamitit, me vetëm 300 mije euro janë bërë katër filma me shirit filmik, teksa tash me 700 mije euro buxhet është bërë vetëm një film.

Ai shton se Zharku dyshohet për abuzimin e 1.8 milionë eurove dhe për përvetësime të filmave që nuk janë të Kosovës.