Lustracionit në Kosovë, qëllimisht nuk bëhet!? (Video)

13.11.2016 20:25:16

Shtatëmbëdhjetë vjet nga përfundimi i luftës në Kosovë, vendi nuk ka ende Ligjin e Lustracionit, proces ky që do të mundësonte qartësimin për rolin e atyre që kanë punuar në sistemin e kaluar.

Mungesa e këtij Ligji po sjell edhe joefikasitet në punë të gjykatësve dhe prokurorëve, thotë njohësi i rrethanave të sigurisë, Drizan Shala. Ai thotë se është më se i nevojshëm ky proces, që ta qartësojë rolin e atyre që kanë punuar në sistemin e kaluar.

Zafir Berisha, anëtar i Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës, thotë se ka pasur pengesa që të futet në kuvend çështja e lustracionit për shkak të “stërmbushjes së elementeve komuniste”. Berisha dyshon se kjo po bëhet me qëllim.