Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës nuk janë partnerë në dashuri, por janë bërë bashkë për realizimin e qëllimeve politike, ka thënë nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri.
Haziri, duke përdorur fjalët e kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli, ka thënë se “s’bëhet nami nëse shkohet në zgjedhje”, porse megjithatë tani nuk është momenti i duhur.
“LDK-PDK s’kanë partneritet të dashurisë, përkundrazi, por zgjedhjet nuk janë zgjidhje. Kosova duhet të përgatitet për konsensuse nacional, për tema siç është Gjykata Speciale”, ka thënë Haziri.