Lutfi Haziri: Në Gjilan çerdhja më e madhe në rajon

13.08.2016 10:28:49

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri ka përshkruar nëpërmjet një postimi në facebook gjendjen dhe dinamikën e punimeve në çerdhen në lagjen “Dardania”, investim i përbashkët i komunës që udhëheqë dhe qeverisë amerikane. “Kjo është çerdhja më e madhe në regjion sa i përket hapësirës ku do të ketë edhe numrin më të madh të fëmijëve duke trajtuar moshën nga zero deri në gjashtë vjetë. Vlera e përgjithshme e projektit është 400 mijë euro.” – ka shkruar ndër tjerash z. Haziri në postimin e tij në facebook. Po ashtu, në postim, z. Haziri përmend edhe dy institucione të tjera parashkollore “Ardhmëria” dhe “Integj”, tek te cilat ka nevojë për rinovime.

Të plotë postimin e z. Haziri mund ta lexoni më poshtë:

“Në kuadër të vizitave në terren, pamë nga afër punimet në projektin me e ndërtimit të çerdhes në lagjen “Dardania”, e cila po realizohet me financim të përbashkët nga Komuna e Gjilanit dhe Qeveria Amerikane. Po përcjellim nëmënyrë permanenete dinamikën e punëve sepse jemi të interesuar që të mos humbim fare kohë. Kjo është çerdhja më e madhe në regjion sa i përket hapësirës ku do të ketë edhe numrin më të madh të fëmijëve duke trajtuar moshën nga zero deri në gjashtë vjetë. Vlera e përgjithshme e projektit është 400 mijë euro. Ndërsa, gjatë vizitës në dy institucionet tjera parashkollore, “Ardhmëria II” dhe “Integj”, konfimova që do të bëhen intervenime në renovime në të dy këto institucione dhe në funksion të krijimit të një ambienti më të mirë për fëmijët si brenda ashtu edhe jashtë tyre, në të gjitha fushat, në inventarizime, kopshte, këndin e lodrave, rrethojave, investimin e brendshëm në modernizim të objekteve, por e gjithë kjo me një përllogaritje të mirë nga profesionistët e kësaj lëmie në kuadër të Komunës së Gjilanit. LH”