Lutfi Haziri: Në zgjedhjet e ardhshme do ta mposhtim PDK-në

23.02.2017 20:57:13

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri – njëkohësisht nënkryetar i partisë qeverisëse, LDK – është i bindur se subjekti i tij do të dal i pari në zgjedhjet e ardhshme, duke e mposhtur edhe PDK-në. 

Këto komente ai i bëri në emisionin InfoBox të RTV Dukagjinit, duke deklaruar se nuk e synon postin e të parit të Lidhjes Demokratike, që aktualisht e mban kryeministri Isa Mustafa.

“LDK-ja është shumë afër numrave që të dalë e para në Kosovë, sipas sondazheve të fundit, që janë serioze dhe neutrale e që nuk janë porositura nga LDK. Kjo i bie se në zgjedhjet e ardhshme, LDK do të dalë e para në vend”, tha ai.

Ai foli edhe për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, që sipas tij duhet të votohet. Ndërkaq, për zgjedhjet lokale, ai tha se në Gjilan shpreson që kandidati fitues të jetë nga LDK, porse ai nuk do të rikandidohet.