Lutfi Haziri: Nuk është lehtë të bashkëqeveriset me PDK-në

20.01.2017 22:35:52

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri thotë se LDK dhe PDK janë parti që dallojnë shumë por se sipas tij janë bërë bashkë për të mirën e vendit.

“Raporti më i mirë që dy rivalë munden me pasë në qeverisje”, u përgjigj Haziri i pyetur për raportin në mes të dy partive që po udhëheqin me vendin.

“Dallimet në mes të dy partive ekzistojnë. Ka dallime të mëdha. Nuk është lehtë me bashkë-qeverisë ….LDK e PDK dallojnë në koncept, dallojnë në ideologji …dallimi është si nata me ditën …por për interes të Kosovës, për interes të vendit jon ulë bashkë”, tha Haziri në emision ‘Debat’ në RTK.