LVV-ja përcaktuese e koalicionit qevërisës !

02.09.2019 00:17:40

Nga: Fatmir Bajraj

Janë dy arsye që afektojnë & determinojnë koalicionimin dhe qeverisjën e vendit pas zgjedhjeve politike parlamentare të 6 tetorit 2019 : Arsye substanciale është fakti i fitorës së sigurt ; të thellë & bindëse të LDK-së, pasi nuk ka PAN 2 parazgjedhor, dhe tre subjektet e “mëdha” elektorale që pasojnë LDK-në e madhe & t’fuqishme ; LVV-ja, PDK-ja dhe AAK & PSD, do ngelin dukshëm mbrapa një LDK-je lidere t’vetme dhe t’promovuar nga vullneti i Sovranit, derisa NISMA Socialdemokrate & AKR-ja, garojnë për mbijetesë, – Arsyeja e dytë dhe vendimtare është fakti se LDK-ja preferon & parapelqenë LVV-në e Albin Kurtit n’bashkëqeverisje, si partner serioz dhe t’provuar & t’sprovuar në një bashkpunim opozitar n’tema kruciale dhe substanciale për fatet e vendit, gjë që s’ishte dhe s’mund t’jet rasti me ish partitë n’pushtet brenda PAN-Serbisë. Zatën, vullneti dhe deshira e LVV-së që t’i afrohet n’gji LDK-së fituese dhe nën lidershipin brilant të Vjosa Osmanit si Kryeministre, bënë që LVV-ja t’jet përcaktuese definitive e koalcionit qeverisës LDK & LVV me Vjosa Kryeministre ! Vota e lirë e qytetarëve do betonoj & bekoj qeverisjën e vendit nga ish Opozita LDK & LVV, me Kryemnistre t’hekurt : zonjën Vjosa Osmani, dhe do e dergoj n’Opozitë ish PAN-Serbinë, anti-shtetërore. Duam t’besojmë që LVV-ja pas ndarjës n’dysh ; t’mëkëmbet dhe t’kap vendin e dytë dhe jo të tretin, n’zgjedhjet politike-parlamentare, dhe ndjek bashkpunimin duke pasuar LDK-në lidere. Bashkëqeverisja e LDK & LVV, me Vjosa Kryeministre, është zgjidhja ma pragmatike & fatlume për qytearët dhe fatin e vendit. T’punojmë fortë që kjo të ndodhë…!