LVV-ja s’është parti fituese, por subjekt i parë zgjedhor me partneret, Alternativa & fraksioni i AKR-së !

07.12.2019 11:44:37

Nga: Fatmir Bajraj

“Pa e dhanë t’dhimbshmën, se merr dot, t’kajshmen”. Si subjekt zgjedhor, ka fituar lojën dhe jo zgjedhjet, dhe atë ; jo si parti politike (LVV) por si subjekt i qertifikuar zgjedhor bashkë me Alternativën e Mimoza Kusarit dhe fraksionin e AKR-së të Agim Bahtirit si Kryetar i Mitrovicës, pa të cilët, LVV-ja ; jo vetëm s’do ishte e para, por as e dyta. Zatën, LVV s’mund të krenohet për fitore si parti politike, por të sillet përgjegjshëm dhe me përgjegjësi kundruall rezultatit zgjedhor, falë rregullave të “lojës” që i mundëson Ligji në koalicionet e pa (shpallura) parazgjedhore të cilat LVV-ja i realizoj paraprakisht dhe i kurorëzoj me fitorën relative si subjekt zgjedhor dhe jo si parti politike, si LVV ! Fitorja relative si subjekt zgjedhor nuk i jep komoditetin e maksimalizimit të yshjës në kapjën e pushtetit si e vetme dhe si padron i saj, por i bënë t’kuptoj dhe të ndergjegjësohet në menagjimin e drejtë dhe me përgjegjësi me rezultatin i cili flet për shumë çka, por kurr për një fitore, dhe aq më pak të LVV-së si parti poltike. Verdikti i Sovranit, s’është trofe, por besim dhe përgjegjësi mbi të gjitha ! Nëse LVV-ja, me çdo kusht, do t’a përvetësoj dhe privatizoj rezultatin zgjedhor me partnerët : Mimoza & Agimi, alias Alternative dhe Frakisoni i AKR-së, rezultat ky i cili e nxjerrë si të parë nga zgjedhjet nacionale të 6 tetorit, dhe t’njëjtin edhe e keqperdorë duke maksimalizuar kerkesat karshi LDK-së, në kapjen e efektit : “pushteti m’takon mua dhe ruaj për vete”, atëherë rrezikon jo vetëm partneritetin me LDK-në, por edhe vet pushtetin si derivat i vullnetit të Sovranit për ndryshime. – Megallomania e LVV-së e stisur nga mediat sorosiane dhe ato të kapura nga krimi, fitorën relative të LVV-së me aleatet e lartpërmendur, mund t’a kthejnë në “shkronjë të vdekur në leter”, dhe e njëjta t’i kthehet bumerang vet LVV-së dhe logjikës së sëmuar për pushtet t’pa legjitimuar nga Sovrani. – Praktikat parlamentare në historinë e re të Kosovës na mësojnë se pushteti ndahet ndermjet partnerëve dhe i njëjti bëhet dhe arrihet me gjuhën e kompromiseve të cilat janë në frymën e rezultateve të cilat prodhojnë zgjedhjet, frymë kjo që kerkon kurajo & kulturë politike e shtetërore deri në produktin final-bashkqeverisjen. – Në të gjitha rastet e gjertanishme, përkundër “luftes” për pushtet të subjekteve zgjedhore dhe partive politike, “luftë” kjo legjitime dhe e natyrshme, megjithatë ka dominuar logjika e kompromiseve dhe n’ë të shumtën e rasteve në dëm të subjekteve zgjedhore të cilat kan marr përgjegjësinë ma të madhe nga votuesit në krijimin e institucioneve nacionale, përfshi edhe titullarët e tyre. LVV & partneret si subjekt zgjedhor, kanë fituar të drejtën & përgjegjësinë në krijimin e institucioneve dhe jo pushtetin, ngase ky i fundit (pushteti), supozon sëpaku shumicën e thjesht të ulëseve n’Parlament alias ; 50%+1 dhe jo me 29 ulëse nga 120 sa ka Parlamenti i Republikës së Kosovës, dhe shprehur n’ %-je, i bije më pak se 1/4 e ulëseve n’tempullin e demokracisë parlamentare. LDK-ja, si parti poltike, ka pranuar fitoren morale të LVV-së me aleatet, dhe të drejtën e tyre në krijimin e koalicionit qeverisës dhe postin e Kryeministrit si parakusht për një qasje konstruktive dhe serioze në ndarjën e përgjegjësive n’bashkëqeverisje, por kjo qasje e saj, nuk po trajtohet dhe konsumohet drejtë nga LVV-ja e cila ka konceptuar fitoren relative si trofe të vetin dhe vetëm për vete…! “Paketa” e fitores së 6 tetorit, i takon ish opozites LDK & LVV, dhe asesi vetëm njerës, dhe e njëjta duhet të trajtohet dhe ndahet nga palet respektive si fitues të përbashkët të një fitoreje sëbashku dhe kunder një pushteti abuziv & kriminal të PAN-it. Kjo “paketë” e fitores, duhet t’ndahet n’dy pjesë t’barabarta, nga e cila LVV & aleatet si subjekt zgjedhor, falë vetëm një ulëse më tepër se sa LDK-ja si parti politike, kanë të drejtën e përzgjedhjes së gjysmës nga terësia dhe gjysma tjetër i takon me automatizëm LDK-së si bashkfituese e zgjedhjeve të 6 tetorit. LVV-ja & partneret, nuk mund të marrin gjysmën e deshiruar dhe t’i mohojnë LDK-së të drejtën e saj legjitime në gjysmën tjetër, me logjiken : I jap LDK-së, atë që unë e konsideroj si t’mjaftueshme dhe jo atë që ajo për t’cilen Sovrani i dha besimin me 6 tetor. Ajo që është shumë për LDK-në, s’mund t’jet pak për LVV-në, dhe anasjelltas. Pushteti buron nga Sovrani dhe jo nga vullneti i LVV-së si pjesë e atij vullneti, andaj LVV-ja s’mund t’i jap dhe as t’i marr pushtet LDK-së dhe akëcilit, dhe n’këtë rast ; është përgjegjëse në ndarjen e përgjegjësive dhe jo dhuruese e pushtetit, atribut i cili i takon vetëm vullnetit të Sovranit. Zgjedhjet nacionale, alias politike-parlamentare në Republikën e Kosovës, mbahen për tempullin e demokracisë parlamentare, për ulëse në atë tempull, si organi ma i lartë i pushtetit në Republikën e Kosovës, si legjislativ, perkatësisht organ ligjëvënës për t’gjitha organet, institucionet dhe pushtetet e ndara me Kushtetutë të Republikës së Kosovës. Ky organ, konform Kushtetutes së Republikës së Kosovës, zgjedhë organet vetanake (Kryesinë e Kuvendit…), Qeverinë dhe Presidentin e vendit. Zgjedhjet nacionale, nuk mbahen për zgedhjën e Kryeministrit dhe as të kabinetit qeveritar, alias ministrat dhe titullar tjerë, të cilet zgjidhen në mënyrë indirekte nga përfaqësuesit e popullit n’Parlament, varësisht nga besimi dhe mbeshtetja e Sovranit dhe marveshjet e subjekteve për koalicione qeverisëse në periudhen e paraparë me Kushtetutë dhe në mes të zgjedhjeve. Kushtetuta, përveq përfaqësuesve të Sovranit, sanksionon edhe postin e Kryeparlamentarit si e drejtë e subjektit zgjedhor parlamentar i cili ka numrin ma të madh të ulëseve në Parlament, i qertifikuar në KQZ, para dhe pas procesit zgjedhor, derisa ; pozita e Kryemnistrit dhe e Presidentit, zgjidhet me shumicën e thjeshtë të të Parlamentit, dhe pjesmarrjen n’votim të 2/3-ve të deputetëve. Përtej Presidentit konsensual, ideja e Presidentit të zgjedhur nga populli, ishte dhe është ide origjinale e LDK-së dhe e Presidentit historik Rugova, por t’njëjtën e shkallmuan të gjithë “moralistet” e sotëm të cilet i “lehin” idesë së Presidentit konsensual dhe dikur e luftuan Presidentin historik Rugova dhe simbolet dhe himnin nacional të Dardanisë Antike-Kosovës. Edhe sot, LDK-ja nuk e kundershton një ide të tillë autentike, por paraprakisht, kerkon që “moralistet” e sotëm n’LVV dhe pertej saj, t’a zgjedhin për vete gjysëm pakon e kulaqit në të cilen kalkulohet edhe posti i Presidentit, pra ; t’a lëshojnë LDK-së postin e Kryeministrit, të marrin për vete atë të Kryeparlamentarit, dhe për postin e Presidentit le t’pysin popullin dhe t’marrin përgjigjën. Derisa, ruan për vete, postin e Kryeministrit, nuk mund t’i imponoj LDK-së sjelljen me hisen e tyre të pushtetit, hise kjo e cila LVV-së, i duket e vogël për vete dhe shumë e madhe për LDK-në. LDK-ja, ka një vendim të strukturave dhe të organeve të partisë i cili e ndalon në koalicion qeverisës me PDK-në, dhe ka një qendrim që t’mos bëjë koalicion qeverisës me tjerët, nese nuk i’a del t’a bëjë me LVV-në, si ish partnerë në opopzitë, derisa ; LVV-ja nuk ka asnjë vendim të strukturave dhe organeve të partisë që e pengon t’bëjë koalicion me të tjerët jasht LDK-së. Përveq deklaratave verbale, asgje serioze nuk e ndalon t’bëjë Qeverinë me PAN-in, kur dihet se SHIK-u i Kadri & Hashimit, ka asetet e veta n’LVV. me t’cilat menagjon n’kontinuitet, siq ishte rasti me grupimin e Shpend Ahmetit. Ditet n’vijim janë përcaktuese të fateve tona, si rezultat i klases politike në menagjimin e pergjegjësive politike & shtetërore tër derivuara nga zgjedhjet e parakohshme të 6 tetorit. Le t’besojmë dhe punojmë që t’ndodh ma e mira e mundshme për vendin.