LVV-ja të mos rrëshqas & zhytet në pragmatizëm politik !

26.10.2019 11:11:08

Nga: Fatmir Bajraj

Sovrani dha vediktin duke i dhënë besimin ndryshimit dhe ndeshkuar keq-qeverisjën dhe abuzimin me pushtetin ish koalicionit të së keqës, koalicionit të PAN-it, alias Qeverisë Haradinaj, si qeveri e pakicës shqiptare dhe të arnuar me pakicat dhe veqanarisht atë serbe si partner krucial-qeverisës të Qeverisë së Republikës së Kosovës. LVV-ja në këtë të rrafsh, është vetëm njeri krah i fitorës, njëra pjesë e ndryshimit të synuar & të deshiruar nga Sovrani, pra vetëm njëra anë e medaljës, ngase pjesa tjetër ; poaqë e madhe, poaqë me peshë dhe e rëndësishme, është LDK-ja të cilën nuk mund t’a injoroj LVV-ja dhe t’a shtyejë në pozitë inferiore, përkundrazi ! LVV-ja duhat t’a lexoj drejtë rezultatin e zgjedhjeve të 6 tetorit, rezultat i cili nuk i jep lluksin & komoditetitn e sjelljes si fituese absolute të zgedhjeve dhe fitorën për ndryshim t’a absolutizoj & materjalizoj si trofe, por t’a sheh si mundësi të dhënë nga Sovrani që bashkë me LDK-në të qeverisin vendin në dobi dhe n’inters të qytetarëve dhe shtetit të Kosovës, kaq ! LVV-ja duhet të shmang subjektivizmin politik dhe interesin e qastit nga pushteti, ngase ky i fundit është i përkoheshëm, derisa shteti dhe interesi nacional-shtetëror është i përgjithshëm dhe i përhershëm. LDK & LVV, fifty – fifty ! Diferenca e ngushtë në vetëm një grusht vota, i fton partnerët e ardhshëm të koalicionit qeverisës ; LVV & LDK në reflektim dhe vetëdijësim në leximin e drejtë dhe menagjimin me përgjegjësi të rezultatit zgjedhor, duke e përkthye atë në qeverisje të mirë, demokratike dhe n’dobi të intersave të vendit në zhvilllimin ekonomik dhe n’proceset integruese euro-përendimore dhe veri-atlantike. Euforia mediatike e fitorës së LVV-së, pa qenë realisht e tillë, ngase qereku i fitorës nuk është dhe nuk duhet lëxuar si fitore absolute, ngase e njëjta mmund t’i kthehet bumerang vetë LVV-së, por nuk do mbetëj e pa dëmtuar as LDK-ja dhe as Kosova. Trumbetimi i “fitorës” së LVV-së me ngulm nga qarqe anti-LDK dhe anti-Kosovë nga media servile dhe të kapura nga shtetkapësit, kanë për qellim dëmtimin e proceseve pozitive të ndodhura me 6 tetor, dhe pengimin e pereafrimit n’bashkëqeverisje të dy subjekteve të ish opozitës dhe jashtë koalicionit të tërrit & tmerrit , PAN + LS ! – LVV si e para, ka të drejtën absolute të ofertimit, përkatsisht ; ka të drejtën e sanksionuar nga vendimi dhe aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese për formimin e Institucioneve të dala pas qertifikimit të rezultateve zgjedhore të 6 tetorit, dhe këtë ofertë, sipas të gjitha gjasave & parashikimeve, do t’ia bëjë LDK-së si partnere e djeshme n’opozitë dhe tani e tutje n’bashkëqeverisje të vendit, por cila është oferta serioze, e sinqertë dhe konstruktive me t’cilën duhet t’i qaset LVV-ja, LDK-së ? “Kulaqi” (pushteti) n’dy pjesë t’barabarta dhe zgjedh LDK-ja. N’kontekstin e dhënë dhe konform rezultatit të barabartë, edhe sjellja duhet të jet e tillë në ndarjën e përgjegjësive n’qeverisje duke lënë anash egot dhe luftën për pushtet dhe duke patur parasyshë intersin & fatin vendit dhe qeverisjes demokratike. Zotimi paraprak i partnerëve të djeshëm dhe t’sotëm për bashkëqeverisje dhe për t’a dergue n’opzitë PAN-in famëkq, obligon palët në një sjellje t’përgjegshme dhe fleksibile gajtë harmonizimit të qendrimeve dhe kushteve për një Qeveri efikase dhe n’frymën imediate të ndryshimeve n’vend. Diferenca e patnerëve s’prodhon një depuet ma tepër, e lere më postin e Kryeministrit. Mëgjithatë, edhe të drejtën morale për postin e Kryeministrit e ruanë LVV-ja, por kuptohet ; marrja e postit të Kryeministrit presupozon lëshimin pe në resor tjerë t’rëndesishëm qeverisë, partnerit të koalicionit, n’këtë rast, LDK-së. Zatën një balansë e interesave n’mes partnerëve të koalicionit duhet kultivuar me kujdes dhe sens. Si të vetme ; as LDK dhe as LVV, nuk mund të qeverisin vendin, dhe as të “kërcnojnë” se mund t’a dergojnë vendin në zgjedhje të reja, nga fakti se si njëra, ashtu edhe tjetra, janë vetëm qereku ( 25 %-shi) i Parlamentit të Kosovës dhe jo 50+1 %. Vendimi i LDK-së për t’mos bërë koalicion me PDK-në e Hashimit & Kadrisë, është një vlerë e shtuar e saj, dhe si e tillë duhet vlerësuar & çmuar edhe nga LVV-ja, dhe jo të abuzohet mbi një qendrim parimor dhe të tentohet të trajtohet si partner inferior i koalicionit por përkundrazi…! LDK-ja është provuar dhe promovuar në politikën nacional-shtetërore të Republikës ë Kosovës në gadi tri dekada veprimtarie institucioanle dhe n’partneritet me miqtë tanë n’krye me SHBA-të që nga ngjizja e të drejtës kombëtare për liri & të drejta dhe deri tek shtetndertimi dhe proceset intetgruese të vendit, për çfarë LVV-ja ishte n’margjina dhe koha të cilën e ka përpara dhe n’bashkpunim me LDK-në, i jep mundësi promovimi dhe konfrmimi të vlerave dhe mabicieve të synuara, për çfarë mbetet të shihet. LVV- ja t’mos i bije m’syshë veti… Nëse LVV-ja s’di të menagjoj si t’përbashkët frymën e ndryshimit, dhe si t’përbashkët fitoren me LDK-në, rrezikon t’a djegë atë dhe t’a zhbëjë mundësinë e mirë dhe reale që n’partneritet me LDK-në, t’i ofrojnë vendit një qeverisje të mirë dhe perspektivë euro-përendimore.Në të kundërtën, pragmatizmi subjektiv i LVV-së, mund të jet fatal për mundësinë e partneritetit me LDK-në, për çfarë kjo e dyta nuk mbanë përgjegjësi për egot dhe politiken populiste të LVV-së, e cila bie ndesh me rrjedhat dhe trendet pozitive bashkohore në fushën e e zhvilllimit dhe intergrimeve. Interesi i shtetit të Kosovës dhe jo pushteti, ka qenë motori lëvizës i LDK-së në mese tri dekada ; lirie. pavarësie dhe shtetndertimi.