Macron bënë thirrje për dialog mes Bagdadit dhe kurdëve të Irakut

02.12.2017 18:54:50
​Macron bënë thirrje për dialog mes Bagdadit dhe kurdëve të Irakut 37 minuta më parë nga:D.I Presidenti i Francës, Emmanuel Macron sot bëri thirrje për fillimin në mënyrë të shpejtë të dialogut mes autoriteteve irakiane dhe kurdëve të Irakut, gjatë një vizite në Paris të kryeministrit të rajonit autonom kurd.
“Franca apelon për një dialog kombëtar, konstruktiv që duhet të nisë në Irak”, deklaroi presidenti francez pas takimit me Nechervan Barzani dhe zëvendëskryeministrin Qoubad Talabani.

Barzani iu përgjigj, duke siguruar se autoritetet kurde ishin të gatshme për të filluar bisedimet për zgjidhjen e të gjitha problemeve me Bagdadin.

Kriza vijon ende mes Erbil, kryeqyteti i Kurdistanit irakian, dhe qeverisë irakiane dy muaj pas referendumit për pavarësi të organizuar nga autoritetet kurde, një nismë e kundërshtuar ashpër nga Bagdadi.

Prej kësaj situate, Macron i cili priti kryeministrin irakian Haider al-Abadi më 29 tetor kërkon vënien e dialogut duke përfituar nga marrëdhëniet e mira që Parisi ruan me palët e ndryshme”, sipas presidencës.