Macron dhe Merkel do të bisedojnë me Putinin për “armëpushimin humanitar” në Siri

25.02.2018 10:11:55
German Chancellor Angela Merkel (R) and French President Emmanuel Macron leave the Elysee Palace in Paris on July 13, 2017, after an annual Franco-German Summit. / AFP PHOTO / Patrick KOVARIK (Photo credit should read PATRICK KOVARIK/AFP/Getty Images)

Presidenti francez Macron dhe kancelarja gjermane Merkel do të bisedojnë me presidentin rus Putin për zbatimin e armëpushimit dhe për sigurimin e paqes në Siri

Presidenti i Francës Emmanuel Macron dhe kancelarja gjermane Angela Merkel duke filluar nga nesër do të bisedojnë me presidentin e Rusisë Vladimir Putin për çështjen e zbatimit të vendimit për armëpushim dhe për sigurimin e paqes në Siri, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një komunikatë me shkrim nga Pallati Elysee rikujtohet se vendimi për armëpushim është marrë për dërgimin e ndihmave humanitare në Siri dhe veçanërisht për evakuimin e njerëzve të sëmurë dhe të plagosur rëndë në Gutën Lindore, ku njerëzit po vdesin nga sulmet e kryera nga regjimi.

“Ky ishte hapi i parë i pashmangshëm. Në orët dhe ditët në vijim do të jemi tejet të kujdesshëm për zbatimin konkret të këtij vendimi. Armëpushimi duhet të respektohet dhe autokolonat e ndihmave humanitare duhet të arrijnë pa u vonuar në vendbanimet ku dhuna dhe uria po përjetohet më shumti. Evakuimet emergjente mjekësore duhet të bëhen pa u penguar”, thuhet në njoftim.

Në deklaratë theksohet se të gjithë shtetet përkatëse, duke filluar nga garantuesit e procesit të Astanas si Rusia, Turqia e Irani në ditët në vijim duhet të angazhohen për zbatimin e plotë të këtij vendimi.

Në këtë aspekt ministri i Jashtëm francez, Jean-Yves Le Drian të martën do të qëndrojë për vizitë në Rusi.