Macron i bënë thirrje Kosovës dhe Serbisë të heqin dorë nga emocionet gjatë dialogut

29.04.2019 18:26:07
Presidenti i Francës, Emanuel Macron gjatë një konference për media ka thënë se në takimin e sotëm do të bisedohet si të gjendet një zgjidhje për Kosovën dhe Serbinë.

“Samiti i Berlinit nuk është që të gjendet një zgjidhje për Kosovën dhe Serbinë por të gjithë së bashku në takimin që do të mbahet sot me përfaqësuesit e shteteve të Ballkanit do të diskutojmë se si do të gjendet një zgjidhje në të ardhmen”, ka thënë Macron, përcjell lajmi.net.

Tutje, ai ka ftuar palën kosovare dhe serbe që të heqin dorë nga emocionet gjatë dialogut në mes tyre.