Magjeja e Kosovës së pasluftës, po falimenton!

07.05.2019 16:46:07

Nga Enver Zhinipotoku

08, një kastë kakistokratike e ka futur në mengelet e saj dhe po e shfrytëzon pamëshirshëm sikur të ishte koloni, kjo tanimë për çdokend është e çartë dhe nuk ka nevojë për komentim. Dëmi më i madh që i është bërë Kosovës, në planin e brendshëm, është uzurpimi i pushtetit dhe bashkë me këtë edhe pasurimi deri në maksimum i kësaj oligarkie dhe fuqizimi i tyre përmes procesit të privatizimit, duke abuzuar me asetet më të mëdha ekonomike, që në fillim i kishin shkatërruar, e pastaj vetë i kishin blerë, ata që kishin dashur. Toka të shumta kooperativash, fabrika të mëdha, asete të ndryshme ricikluese të kapitalit, ishin vënë në dorë të oligarkëve, që sot vendosin për çdo gjë në Kosovë.
PTK ishte ndër asetet më të mëdha dhe ndoshta pas KEK-ut, aseti publik me më së shumti të punësuar në sektorin publik, me rreth 4 mijë të punësuar. Vlera e këtij gjiganti kur u konsolidua nga shkatërrimi i para e gjatë luftës dhe u ngrit në këmbët e tij të sigurta, falë teknologjisë bashkëkohore që po lindëte, vlerësohej në mbi 1 miliard €, duke u bërë shumë shpejt magje e Kosovës dhe e oligarkëve që filluan ta rjepin e nuk u ngopën deri më tash. Aty gjetën punësim rreth 4 mijë veta, dhe katër mijë familje u ushqyen prej aty.Ka pasur fjalë, si e qysh janë punësuar shumica, por kjo është irelevante, sepse 4 mijë familje e patën magje buke me të ardhura më të mirat në Kosovë, nga 450 € pastruesit, e deri në 2 mijë € menagjerët e saj.
Nga viti 2008 edhe ministrat, edhe menagjerët ishin emëruar me qëllim që ta udhëhiqnin si është më keq: të punësojnë të vetët dhe klientelën partiake, të marrin rroga të majme për vete dhe t’i japin qeverisë, sa herë tu duhet, për ta sjellë sot përmes kompanive të mëdha deri tek privatizimi dhe falimentimi kinse për shkak të borgjeve.
Me afera korruptive, kjo kompani u ishte dhënë Devollëve, përmes Z-Mobile, që gjoja për shkak të borgjeve të papaguara, tani i kërcënohet ekzistenca dhe nëse realizohet kërkesa e bërë që të veprohet përmes përmbaruesve, ditët e PTK-së, janë të numëruara.Nëse siç po thuhet, PTK duhet t’i paguaj Kompanisë Z-Mobile 26 milionë €, siç ka vendosur gjykata e arbitrazhit, PTK si aset publikë nuk do të jetë më, kurse mbi 3000 punëtorëve të saj do tu jepet në dorë shkopi i lypësit!!!
Afera e Z-Mobile-it, është vetëm maja e icebergut, që duket në sipërfaqe, ku edhe shumë afera tjera i kanë zënë frymën kësaj kompanie, shumë rentabile, derisa u gjunjëzua nga oligarkët dhe u shtri përdhé.
Antenat, janë një prej faktorëve falimentues, sepse pushtetarët me influencë, ato antena satelitore, i kanë vënë nëpër pronat e tyre.Para pak ditësh, lajmëruan mediat, se 70 mijë euro në vit, i merr vëllau i ish Kryeministrit, ish shefit të shtabit të FSK-së, dhe tani Zv. Ministrit të mbrojtjes, Z. Agim Çekut, që jeton në Gjermani, por antena e PTK-së është e vendosur në pronën e tij!!!
Pokështu ndodhë, edhe me gruan e ish Drejtorit të Drejtorisë politike të UÇK-së, ish Kryeministrit dhe tani Presidentit të Kosovës, Z. Hashim Thaçi, e cila antenë është në tokën e regjistruar në emër të saj, nga e cila në vit bashkëshortja e Presidentit merr 4o mijë €!!!
Edhe punësimet e çdoditshme familjare, shpenzimet e mëdha për udhëtime, dreka e darka, e rëndojnë buxhetin e kësaj kompanie, e cila dikur ishte maxhe e buxhetit të Kosovës dhe e ushqimit të mbi 20 mijë banorëve të Kosovës së varfër, kurse sot po e qojnë drejtë falimentimit pushtetarët me influencë, për ta privatizuar, ata që e kanë rjepur këtë gjigant.