Mahir Yagcilar takon Erdoganin, e falënderon për përkrahjen ndaj Kosovës

20.08.2018 15:28:54

Ministri i Ministrisë së Administratës Publike, Mahir Yagcilar gjatë vizitës zyrtare në Ankara mori pjesë në kongresin e VI të “AK PARTI”, që është mbajtur nën udhëheqjen e presidentit të Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.

Në këtë Konferencë, ministri Yagcilar, është takuar edhe me presidentin Erdogan, të cilin e uroi për detyrën e re, në krye të shtetit turk.

Në njoftimin për media thuhet se Yagcilar e ka falënderuar presidentin Erdogan për përkrahjen e vazhdueshme që Turqia i ka dhënë Kosovës, me theks të veçantë për rolin e jashtëzakonshëm, që presidenti Erdogan ka luajtur për forcimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Turqisë.