Majlinda Kelmendi në finalen e Evropianit

20.04.2017 16:19:44

Majlinda Kelmendi është kualifikuar në finale të Kampionatit Evropian të xhudos, i cili po mbahet në Poloni.

Xhudistja kosovare e ka eliminuar në gjysmëfinale portugezen Joana Ramos, ndërsa më parë, rrethin e parë e kishte kaluar pa luftë, në të dytin e kishte mundur britaniken Chelsie Giles, e në atë të tretë zviceranen Evelyne Tschopp, transmeton Zëri.

Në finale, kampionia evropiane, botërore dhe olimpike do të përballet me rusen Alesya Kuznetsova.