Një majmun i vogël, i humbur në mes të xhunglës në Kinë gjeti një familje të re kur u mor nga banorët e zonës dhe e futën atë në një fermë dhish.
Ngjarja e pazakontë ka ndodhur Tongu, në provincën lindore Jiangxi dhe mediat lokale raportojnë se majmuni qëndronte mbi shpinën e një prej dhive, e cila duket se tashmë është bërë nëna e majmunit. Fermeri Zhong Shu tha se majmuni qëndron prej 5 ditësh në fermën e tij dhe nuk i largohet kurrë nënës së re adpotoive. Ai tregoi se edhe natën ata të dy flenë bashkë.
Pronari i dhive tha se është përpjekur të ushqejë majmunin me banane, por ai nuk i pranon ato dhe duket se ushqehet bashkë me dhitë kur ato dalin nga ferma.
Autoritetet lokale për mbrojtjen e kafshëve thanë se kanë vendosur që ta çojnë majmunin në një kopsht zoologjik, por fshatarët e zonës kanë shprehur kundërshtimin e tyre duke thënë se nuk ka arsye për tu mbyllur në kafaz një kafshë që jo vetëm ka argëtuar të mëdhenj e të vegjël, por tashmë po konsiderohet edhe fatsjellëse.