Majori i FSK-së dyshohet se rrahu gruan e fëmijët

04.12.2019 14:06:13

Një zyrtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës po dyshohet për sulm e kërcënim ndaj familjes së tij.

Prokuroria  në Gjilan ka kërkuar masën e paraburgimit për 30 ditë ndaj të dyshuarit A. A.  i I dyshuari  për dhunë familjare e ka pozitën e majorit në FSK.

Sipas kërkesës për paraburgim, majori i FSK-së dyshohet se deri para disa dite në vazhdimësi kishte ushtruar dhunë në familje ndaj gruas dhe dy djemve të tij në Viti.

Gjithashtu, ai dyshohet edhe për kërcënim dhe keqtrajtim duke iu shkaktuar lëndime e frikë gruas e djemve të tij.

Gjithmonë sipas prokurorisë,  më datë 1 dhjetor të këtij muaji rreth orës 17:15, A. A kishte rrahur e lënduar gruan e tij V.A. për motive xhelozie.

I dyshuari i kishte marrë telefonin nga dora gruas së tij dhe me të njëjtin e kishte gjuajtur në kokë, duke i shkaktuar qarje të thellë në njërën pjesë të kokës.

Njëri nga djemtë e të dyshuarit duke parë nënën e tij në gjendje të keqe shëndetësore kishte tentuar ta dërgojë për tretman mjekësor por i dyshuari nuk e kishte lejuar e më pas e kishte dërguar vetë në spital.

Sipas kërkesës për paraburgim, i dyshuari rrugës për në spital kishte kërcënuar gruan e tij duke i kërkuar se e njëjta të raportojë se është vetë lënduar në mobilet e shtëpisë.