Makarona me djathë të zier në qumësht: Pastë më të shijshme dhe me krem vështirë se keni ngrënë ndonjëherë!

07.04.2018 11:57:34

Nuk ka njeri që nuk do t’i pëlqejë.

Përbërësit:

– 900 ml qumësht,
– 400 g makarona,
– 200 g djathë,
– 1 lugë e vogël kripë.

Përgatitja:

Në zjarr lëreni qumështin, shtoni kripë dhe lëreni derisa të vlojë. Kur të fillojë të vlojë, ulni temperaturën dhe shtoni makaronat.

Në fillim do të kenë mjaft ujë, mirëpo pas një kohe edhe kur makaronat të zihen, lëng do të ketë gjithnjë e më pak dhe në fund pothuajse do të zhduket plotësisht.

Në makarona të zier, derisa janë të nxehtë, shtoni djathin e grirë në rende dhe përzieni derisa të shkrihet. Do të shihni se si zgjatet në shirita të imët.

Provoni, sipas shijes qitni edhe pak kripë. Shërbejeni të ngrohtë.

Shikoni që këtë pastë ta përgatitni kur të jenë të gjithë familjarët në shtëpi, përkatësisht që të hahet menjëherë, por që të përgatitni sasinë që jua merr mendja se do të hahet, sepse pas disa orëve e gjithë gjella do të bëhet “gur” e fortë.