Makina drejt këmbësorëve në Londër, tre të plagosur rëndë

26.03.2017 08:54:52

Tre persona kanë mbetur të plagosur rëndë, pasi një makinë u nis me shpëjtësi drejt këmbësorëve dhe i përplasi.

Dhjetëra policë u thirrën pas aksidentit horror, mbrëmjen e së shtunës rreth orës 23:00 në Islington, në veri të Londrës

Burime nga policia kanë konfirmuar se dy thika janë gjetur në vendin e ngjarjes në Essex Road, ndërkohë që zona mbetet ende e bllokuar, raporton Daily Star. Një zëdhënës i policisë metropolitane tha se katër djem të rinj janë arrestuar në lidhje me incidentin.

Me tensione shumë të larta, pas sulmeve terroriste në Londër, në të cilën Khalid Masood shkeli këmbësorët në Westminster Bridge, ky incident mund të trajtohet si terrorizëm.

Zëdhënësi i policisë metropolitane tha se dy burra dhe një grua nxituan në spital, dhe dy të dyshuar janë arrestuar për shkak se kanë poseduar thika. Dëshmitarët pohuan se një veturë shkeli në trotuar këta këmbësorë, afër një lokali.