Makina e ambasadës ruse përplaset me ‘Benzin’, plagosen 3 persona

10.07.2019 19:13:48

Makina e ambasadës ruse është aksidentuar sot në Librazhd. Mësohet se automjeti ka humbur kontrollin dhe dalë nga rruga te Kthesa e Murrashit.

Si pasojë e aksidentit tre persona janë plagosur, çifti rus që ndodhej në makinën me targa diplomatike dhe personi që ndodhej te ‘Benz’-i që u përplasën.

Çifti rus që po udhëtonin në drejtim të Librazhdit janë Nikhain Kruchinina dhe Darja Igor Kruchinina 35 vjeç. Nikhain Kruchinina mësohet se ka thyer dorën si pasojë e përplasjes, ndërsa gruaja e tij ka dëmtime të lehta në trup. Personi që po drejtonte makinën tip ‘Benz’ është Besnik Gora. Ai është transportuar në spitalin e Librazhdit për ndihmë mjekësore.