Makina përmbyset në Klos – 4 të plagosur, dy me helikopter drejt Tiranës

25.04.2019 10:15:28

Kjo e enjte ka nisur me një aksident të rëndë rrugor që ka ndodhur në aksin Qafë Buall-Klos.

Nga vendngjarja raportohet se 4 persona kanë mbetur të plagosur, pasi një veturë ka parakaluar një kamion dhe drejtuesi ka humbur kontrollin e mjetit, duke përfunduar jashtë karexhatës.

Mësohet se dy nga të plagosurit janë në gjendje të rëndë dhe po transportohen me helikopter drejt Tiranës.